Të vrarë dhe të plagosur nga të shtënat me armë pranë një xhamie në Oman
Katër persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë pranë një xhamie në kryeqytetin Muscat të Omanit, tha policia të martën.
“Policia Mbretërore e Omanit i është përgjigjur një incidenti me të shtëna që ndodhi në afërsi të një xhamie në zonën Al-Wadi Al-Kabir”, ka thënë policia në një deklaratë, shkruajnë mediat e huaja.
Një sulm i tillë është i rrallë në këtë vend, i cili ka luajtur rregullisht rolin e ndërmjetësit në konfliktet rajonale.
“Qytetarët amerikanë duhet të qëndrojnë vigjilentë, të monitorojnë lajmet lokale dhe të dëgjojnë udhëzimet e autoriteteve lokale”, shkroi ambasada në platformën e mediave sociale X.
Policia tha se “janë marrë të gjitha masat dhe procedurat e nevojshme të sigurisë për të trajtuar situatën”.
“Autoritetet po vazhdojnë të mbledhin prova dhe të kryejnë hetime për të zbuluar rrethanat e incidentit”.