Të zbatohen masat anti-Covid

19 dhjetor 2020 | 13:33

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka dalë me një thirrje për mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave të vendit, raporton “Epoka e re”.

“Nxënës, prindër e mësimdhënës të nderuar, të zbatohen masat anti Covid pa përjashtim! Në çdo kohë dhe në çdo vend, nga gjithsecili. Tubimet dhe udhëtimet organizuara në grupe, janë vatra të mundshme dhe burime të përhapjes së virusit”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shkruar se “nuk mund të imagjinohet që rinia jonë, fëmijët tanë, të bëhen shpërndarës i mundshëm i virusit vdekjeprurës në kohën kur kërkohet kujdes maksimal i luftimit dhe kufizimit të hapësirës së infeksionit”.

“Arsimtarë e nxënës të dashur, shëtitjet dhe festat do t’i kemi më të gëzueshme kur ta largojmë virusin. Bashkë ia dalim!”, ka shkruar ndër të tjera ministri Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga institucionet e…