‘Të zhdukur me forcë’, Hoxha: Kurti shpiku term sipas së cilit Serbia nuk e ka asnjë obligim

04 maj 2023 | 11:44

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të kërkojë falje për miratimin e Deklaratës për personat e zhdukur në Bruksel.

“Dhimbja është përmbytur, barazuar dhe barazvlerësuar. Kurti ka shpikur termin ‘të zhdukur me forcë’ që nuk ekziston nëpër konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e personave të zhdukur me dhunë”, është shprehur Hoxha në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka thënë se sipas deklaratës , Serbia nuk ka asnjë obligim për çështjen për personat e zhdukur.

“Serbia nuk e ka asnjë obligim sipas këtij termi për reparacionin dhe çështje të tjera për personat e zhdukur. Kurti duhet të kërkojë falje, sepse ka ushtruar dhunë dhe ka instrumentalizuar çështjen e të pagjeturve. Ai do të duhej të ishte këtu dhe të kërkonte falje”, ka thënë deputetja e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar Partinë Demokratike të…