Teatri…

21 maj 2021 | 09:34

Nga: Maurizio Gianandrea
Përktheu: Elona Caslli

Teatri të mëson të jesh i madh.

Nuk ka rëndësi nëse bëhesh apo nuk bëhesh aktor i madh kur të rritesh.

Teatri të mëson të jesh i madh.

Të mëson të luftosh dhe të mos dorëzohesh. Të mëson të mos kënaqesh.

Të mëson se askush nuk të fal asgjë dhe gjithçka duhet ta fitosh vetë.

Të mëson respektin dhe disiplinën.

Të mëson të ringrihesh pas humbjeve.

Të mëson të shohësh brenda syve, sepse ti e di, se brenda atyre syve përmbyllen qindra histori.

Të mëson mos t’i gjykosh ato histori.

Të mëson t’ia nisësh nga e para dhe të mos kesh frikë nga jeta.

Të mëson se kur diçka mbaron, diçka tjetër më e bukur do të rifillojë.

Të mëson të jesh i lirë.

Të mëson të mos tërhiqesh dhe të mos ta kursesh veten.

Të mëson kohën.

Të mëson t’i japësh vlerë kohës dhe ta shohësh teksa rrjedh dhe ta ndjekësh pas që të mos ta humbasësh.

Të mëson fjalët.

Të mëson mos t’i lëshosh rastësisht, por t’u japësh një formë.

Të mëson fjalët: Dashuri, Jetë, Bukuri, Djersë, Sakrificë, Dhimbje.

Nuk ka rëndësi, nëse bëhesh apo nuk bëhesh aktor i madh kur të rritesh.

Ajo çka të mëson Teatri, do të të duhet gjithmonë, çfarëdolloj pune të bësh; inxhinier, shtëpiake, avokat, pemëshitës.

Sepse që të jesh i Madh, fillimisht duhet të Jesh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nasi Lera Tërbimi i njerëzve ishte në sytë e qenve.…