Teatri Kombëtar i Kosovës anulon shfaqjen e sotme pas shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë
17 maj 2020
| 14:43
Sot në orët e hershme të mëngjesit është rrënuar ndërtesa e Teatrit Kombëtar në Tiranë. E pas kësaj ka pasur reagime të shumta tek komuniteti artistik, duke u cilësuar si një humbje e madhe e kulturës shqiptare.
Në shenjë solidarizimi për shembjen e këtij teatri, Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK) ka anuluar shfaqjen që ishte paraparë të mbahej sonte.
“Me rastin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, sot anulojmë shfaqjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës ‘Skënderbeu ose Dashuri dhe Liri’, që ishte planifikuar të jepet sonte online/ livestream në faqet e të gjitha teatrove të Kosovës, pjesëmarrëse në kalendarin e përbashkët për muajin maj. Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përgjithmonë. #meteatrin”, ka njoftuar TKK-ja.