Teatri Kombëtar në restaurim/rinovim të tërësishëm
09 maj 2024
| 15:42
Është shpallur procedura për kontraktimin e operatorit ekonomik për realizimin e punimeve në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ka njoftuar MKRS-ja.
Vlera që kemi ndarë për këtë ndërhyrje është mbi shtatë milionë euro. Ndërsa në këtë projekt parashihet rinovimi i tërësishëm si dhe do të bëhet shtim i hapësirave të reja, duke krijuar kushte më të mira për aktorët, stafin e publikun.
Për hartimin e projektit janë angazhuar gjashtë fakultete të Universitetit të Prishtinës dhe profesionistë të fushës së konservimit dhe restaurimit, ndërsa projekti zbatues ka marr edhe pëlqimin përfundimtar nga Komisioni i IKMM-së.