Teatri ‘në duart’ e qytetarëve, protestuesit futen në godinë
Të mbështetur nga kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, artistët dhe qytetarët që u përplasën gjatë paradites së sotme me forcat e rendit përpara Teatrit Kombëtar, arritën të futen brenda në godinë.
Në fillim ishin disa artistë dhe qytetarë që hynë brenda godinës nga fasadat dhe dritaret anësore të saj dhe menjëherë pas tyre edhe përfaqësuesit e opozitës me në krye Lulzim Bashën.
Ndryshe nga orët e para të mëngjesit ku nuk kanë munguar edhe përplasjet, në momentin që protestuesit janë futur brenda godinës, Policia e Shtetit është tërhequr duke i lënë rrugë të lirë këtyre të fundit.
Protestuesit që mbrojnë shembjen e Teatrit Kombëtar së bashku me artistë te njohur në vendit dhe politikanë, janë ulur në sallën e shfaqjeve ku në kushte normale disa do të ishin në rolin e spektatorit dhe disa do të ngjiteshin në skenë. Por duke qenë se situata nuk është aspak normale, te gjithë u bashkuan nën thirrjet ‘Rama ik”.
Qytetarët të cilët janë futur në ambientet e Teatrit Kombëtar kanë thënë se argumenti kryesor i nxjerrë nga qeveria se godina po shembej ndaj edhe duhej rikonstruktuar, nuk qëndron. /TCh/