Teatri, rrëzohet dekreti i presidentit Meta
25 tetor 2018
| 10:11
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka rrëzuar sot dekretin e Presidentit Ilir Meta mbi ligjin për Teatrin Kombëtar.
Kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi, ka thënë se çështja për dekretin e Presidentit ështe e njohur dhe se do të kalohet për votim në seancën plenare. “Qëndrimet janë të qarta. Jemi pro ndërtimit të një teatri të ri dhe modern”, ka thënë Shalsi.
Relatori Ilir Beqja u shpreh se komisioni nuk ka pse ta shqyrtojë dekretin, pasi një gjë e tillë është bërë edhe më parë.
“Bazuar në rregullore bëmë gjykimin e parë dhe bëmë ndryshimet që i vlerësuam të nevojshme që u votuan”, ka thënë Beqja.