Tebas: Mbappe sezonin e ardhshëm do të jetë në La Liga

26 shtator 2023 | 14:58

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka dhënë një intervistë për “Deporte Plus”, ku ka folur për çështjet aktuale që e shqetësojnë futbollin spanjoll në përgjithësi.

Ndër të tjera, ai është ndalur edhe tek emri i sulmuesit francez, Kylian Mbappe, ku gjasat janë ende që ai të firmosë për Real Madrid sezonin e ardhshëm. Edhe pse Tebas nuk ka përmendur ndonjë emër skuadre spanjolle, ai nënvizoi se shanset që Mbappe të jetë në Spanjë sezonin e ardhshëm janë të larta.

“I bindur 100% jo, asnjëherë nuk mund të flasësh me siguri të plotë. Por unë mendoj se vitin e ardhshëm Mbappe do të jetë në La Liga me 70-80% të shanseve”, është shprehur Tebas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur shqetësimin…