Tefiku e Nushi ishin dy të bërë në një figurë
Veprimtari Izmi Zeka ka përkujtuar Tefik Zymberin dhe Hanumshahe Abdullahun, të cilët kishin rënë heroikisht më 15 prill të vitit 1999 në betejën e Zhegocit.
Zeka ka thënë se Tefiku ishte emblemë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Anamorava si gjithherë në histori ka rritur njerëz që për ideal e kishin çlirimin e vendit dhe bashkimin me Shqipërinë nënë. Sot 58 vite më parë lindi intelektuali dhe pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Tefik Zymberi. I rritur në një familje me ide përparimtare Tefiku brumoset ma atdhedashuri për të vazhduar deri në rënien heroike të tij me shoqen e idealit dhe të jetës Hanumshahe Abdullahu.
Thonë dëshmorët kanë vetëm ditëlindje. Shikuar historinë Tefiku dhe Nushi i ngjajnë figurave të mëdha historike si Hasan Prishtinës me Igballen, Azem Bejtës me Shotën, Fehmiun me Xhevën thënë me një fjalë ata kanë histori të njëjtë me historinë shqiptare në përgjithësi.
“Tefiku bashkë me Nushin ranë në fushë të betejës në malet e Zhegocit me 15 prill 1999. Ata ishin dy të bërë në një figurë. Tefiku ishte emblemë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për fund po citoj një fjali të tij (‘…bomba e parë le të hedhet mbi mua, dhe copat e trupit tim vendosni në muret e kalasë së Shqipërisë’)-Tefik Zymberi. Kjo thënie biblike i tejkalon përmasat e njeriut. Kjo fjali më së miri paraqet konceptin e tij të formësuar në bashkim kombëtar”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/