Tejkaloi shpejtësinë dhe e publikoi fotografinë në ‘Tik-Tok’, vozitësit i merret patent-shoferi
Policia në Gjilan ka intervenuar në një rast, pasi një vozitës e ka kaluar shpejtësinë maksimale të lejuar dhe fotografinë që ia kishte bërë matësit të shpejtësisë, e kishte publikuar në “Tik-Tok”.
Vozitësi shihet se në zonën ku shpejtësia më e madhe e lejuar ishte 80 km/h, kishte vozitur 140 km/h.
“Me këto veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor”, ka njoftuar policia.
Të njëjtit është shqiptuar gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse në afat prej 3 muajsh.
“Drejtoria rajonale e policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, është thënë në raportin e policisë.