Tejkaloi shpejtësinë, gjilanasi dënohet me 300 euro nga policia
19 qershor 2023
| 15:29
Policia në Gjilan i ka shqiptuar gjobë një qytetari në vlerë të 300 eurove për shkak se e kishte tejkaluar shpejtësinë.
Personi në fjalë ishte duke vozitur 126 kilometra në orë në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 50 kilometra në orë.
Sipas policisë, me këtë veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.
“Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan ndaj kundërvajtësit ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 eurove, dhe masën mbrojtëse në afat prej tre muaj”, ka njoftuar policia.