Tejkaluan në vijë të plotë, gjobiten dy shoferë në Gjilan
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në trafik, kanë hasur në dy kundërvajtës të cilët kanë bërë tejkalim në vijë të plotë me të cilin veprim kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.
Rasti ka ndodhur në Kamenicë të Gjilanit.
“Për secilin nga ta janë shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediet dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë”, thuhet në njoftim.