Tekniku i Lecces për Ramadanin: Nuk kam dyshime për aftësitë e tij, po rritet shumë
Ylber Ramadani ka hasur vështirësi në këtë sezon, teksa shpeshherë e kemi parë në stol. Rreth situatës së mesfushorit shqiptar ka folur trajneri i Lecces, Marco Giampaolo.
“Në fund të ndeshjes me Empolin i bëra elozhe Ramadanit pasi është përgjigjur i gatshëm, por sidomos sepse ka punuar gjithmonë dhe në periudhën e fundit e ka parë veten duke mos luajtur, por ka reaguar në mënyrë të shkëlqyer në aspektin profesional. Është e drejtë që të inatoset pasi nuk luan, por ai inatin e ka katalizuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe duhet të them se ka qenë çdo ditë aty duke punuar. Ishte më i fikur më parë… ndoshta ishte më i sigurt për disa hierarki dhe përgjigja ishte pozitive në bazë të rrugëtimit që ka bërë. Nuk kam dyshime rreth tij në krahasim me fillimin, e shoh të përmirësuar në mënyrë të ndjeshme”, tha ai.