“Tekno-Konstrukt” Sh.p.k Skenderaj, në bashkëpunim me Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, organizojnë: DEBAT PUBLIK
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 20, pika 2 dhe 4, Kompania “Tekno-Konstrukt” Sh.p.k Skenderaj, në bashkëpunim me Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për ndërtimin e impiantit të prodhimit të gëlqeres në Vërbnicë komuna e Mitrovicës.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 22.07.2022 në ora 11:00 në hapësirat e restorant “Vigu” Salla e takimeve në Koshtovë komuna e Mitrovicës do të organizohet debat publik ngaKompania “Tekno-Konstrukt” Sh.p.kSkenderaj, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Debati publik do të organizohet për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për ndërtimin e impiantit të prodhimit të gëlqeres në Vërbnicëkomuna e Mitrovicës.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM
https://us04web.zoom.us/j/4549344495?pwd=NjkzeHFBUzJGZEc4dXUzeGx2NXVtZz09
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për kompaninë “Tekno-Konstrukt” Sh.p.k Skenderaj për ndërtimin e impiantit të prodhimit të gëlqeres në Vërbnicë komuna e Mitrovicës.
https:// mmphi.rks-gov.net/dokumentet_dhe_publikimet/279/publikimet
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.