Teknologjia që do ta zgjidh mungesën e vëmendjes në timon
Do të duhet kohë që makinat autonome të bëhen pjesë e realitetit të përditshëm, por një pjesë e kësaj teknologjie ka nisur të vihet në përdorim që tani.
Kompania “Nauto”, në Silicon Valley, është duke përdorur vizionin kompjuterik dhe inteligjencën artificiale për të zgjidhur një prej problemeve më të mëdha të shoferëve, dhe një shkak kryesor aksidentesh: mungesa e vëmendjes në timon.
Pajisja e krijuar nga kompania “Nauto” e paralajmëron shoferin në kohë për situatën e rrezikut. Ajo ka sensorë dhe kamera, e vendoset në pjesën e brendshme të makinës. Algoritmet përllogarisin të dhënat e marra nga kamera që shikon shoferin dhe kamera që vëzhgon rrugën për të zbuluar sjelljet që përbëjnë rrezikshmëri.
Për shembull, nëse drejtuesin e mjetit e zë gjumi në rrugë apo hutohet duke parë telefonin, pajisja lëshon sinjale alarmi duke i kërkuar të rifokusohet në rrugë. Ajo po testohet në më shumë se 250 flota kamionësh apo taksish, e sa për çështjen e privatësisë, është zgjidhur edhe ajo sepse i dërgon të dhënat vetëm tek zyrat qendrore nëse ndodh ndonjë aksident.