Teksa flitej për buxhetin në Kuvend, deputeti shikonte porno
18 shtator 2020
| 08:20
Një deputet tajlandez u kap duke parë një film porno në celular. Ronnathep Anuwat po shikonte porno teksa në parlament po zhvillohej debati për buxhetin. Reporterët arritën t’i fiksojnë pamjet nga lozha e tyre. Anuwat pa të paktën 10 minuta porno.
Kur u pyet për këtë gjë, ai reagoi me turp. Por justifikimi i tij ishte i jashtëzakonshëm.
Ai tha se kishte marrë mesazh nga një vajzë që i kërkonte ndihmë dhe se i duheshin para. Ai nisi ta shihte ‘mesazhin’ për të vlerësuar nëse vajza ishte vërtet në rrezik.
Kreu i parlamentit e ka paralajmëruar deputetin, por tha se nuk mund të ndërmarrë ndonjë hap pasi nuk ka pasur ankesa ndaj tij. Rregullorja nuk e ndalon një ligjvënës që të shohë materiale të ndryshme në celular.