Teksa jepte videointervistë, mjekja ra nga kati i pestë

27 prill 2020 | 08:09

Një mjeke në Rusi ka rënë nga dritarja e zyrës së saj gjatë një video-konference, kur ajo po thoshte se spitali i saj do të jetë gati për të pranuar pacientë me Koronavirus.

Yelena Nepomnyashchaya, 47-vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve, po argumentonte për shkak të “nevojave akute” për mjete mbrojtëse për ekipin e mjekëve dhe infermiereve, shkruan “Daily Mail”.

Ajo tani është duke luftuar për jetë në repartin intensiv pasi ka rënë nga kati i pestë. Doktorët refuzojnë të flasin për shanset e saj që të jetojë, raporton “TVK Krasnoyarsk”.

Mjekja ishte në video-konferencë me ministrin regjional të Shëndetësisë, Boris Nemik, kur ajo ra.

Nënkryetari i qeverisë së rajonit Krasnoyarsk Aleksey Podkorytov pretendoi se arsyeja e rënies së saj të shtunën mund të ketë pasur shpjegime të tjera nga sa raportohet nga media lokale.

“Shumë gjëra mund të kenë ndodhur”, spekuloi ai.

Policia tani po e heton rënien e saj dhe rrethanat e ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se java e fundit e…