Teksa po vdiste nga virusi korona: Lamtumirë, nënë!
Michelle Bennett në çastet e fundit të jetës nuk mund t’i qëndronte pranë nënës së saj, 75 vjeçe, Carolann Christine Gann, e infektuar me koronavirus.
“Nuk mund të jem atje dhe ta mbaj dorën e nënës sime, t’i fërkoj kokën dhe t’i tregoj asaj gjërat që kam dashur t’i them. Ishte një ndjenjë kaq e pafuqishme”, tha Bennett për CNN të hënën.
Bennett tha se një infermiere në spitalin Suedez Issaquah në Uashington e thirri atë nga celulari personal dhe tha se frymëmarrja e nënës së saj po ndryshonte dhe, ndoshta, mund të ndërronte jetë.
“Unë po vendos telefonin përballë nënës tuaj në mënyrë që t’i tregoni asaj se e doni dhe t’i thoni lamtumirë. Nëna jote nuk do të jetë vetëm, do të qëndrojmë me të deri në fund”, i kishte thënë infermierja Bennet.
Bennet foli për rreth 10 minuta në “FaceTime” me të ëmën. Gjatë bisedës ajo zbuloi se marrëdhëniet me nënën nuk i kishte shumë të mira si çdo marrëshënie nënë-bijë që ndonjëherë edhe prishen.
“Unë të dua shumë, dhe të fal”, i thotë Bennet në telefon nënës.
Pas kësaj nëna e Bennetit ndërroi jetë. /Ora News.tv/