Teksasi bën të detyrueshme mbajtjen e maskave në ambiente publike

03 korrik 2020 | 09:09

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott ka dhënë urdhër që të gjithë qytetarët të vendosin maska në ambientet publike. Kjo masë u mor për shkak të rritjes me shifra të larta të numrit të infektuarve.

Ky vendim vlen për të gjitha qarqet që kanë 20 ose më shumë raste më Covid-19. Në bazë të llogaritjeve rezulton se ky vendim vlen për 254 qarqe të Teksasit.

Të mërkurën Teksasi shënoi një rekord infekimesh me 8000 raste brenda ditës, ndërkohë që para dy javëve raportonte vetëm 2400 raste. Këtë vit amerikanët do ta festojnë ndryshe 4 korrikun ku disa plazhe janë mbyllur dhe disa festime me fishekzjarrë janë anuluar.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka më shumë se 2.7 milion raste me koronavirus dhe më shumë se 128 mijë të vdekur që nga fillimi i pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëdhënësit amerikanë kanë hapur 4.8 milionë vende pune gjate muajit…