Teksasi goditet nga uragani “Nicholas”

14 shtator 2021 | 12:10

Stuhia “Nicholas” ka arritur në brigjet e Teksasit vetëm disa orë pasi është shpallur uragan i kategorisë së parë. Qendra Kombëtare e Uraganeve ka paralajmëruar se stuhia po sjell erë të fuqishme dhe reshje të dendura.

Duke sjellë erë me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë, uragani “Nicholas” ka arritur në pjesën lindore të gadishullit Matagorda, kanë njoftuar autoritetet.

Uragani pritet ta prekë zonën që ishte goditur nga uragani “Harvey” si dhe Louisiana-n. Kjo është stuhia e 14-të që vjet nga Atlantiku këtë vit gjatë sezonit të uraganeve, shkruan “Independent”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, të martën ka shpallur gjendje emergjente në Louisiana dhe ka dhënë urdhër që autoriteteve lokale t’u ofrohet ndihmë nga qeveria qendrore, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Ndërsa guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, ka thënë: “Do të jetë një stuhi që lëviz shumë ngadalë në mbarë shtetin e Teksasit e që do të qëndrojë për disa ditë dhe do të sjellë sasi të jashtëzakonshme të shiut”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
As Rita Ora nuk mungoi në eventin më të madh…