Tela gjemborë, bomba, municion dhe uniforma si të terroristëve në Banjskë – Policia me aksion në veri

25 dhjetor 2023 | 15:31

Policia e Kosovës ka pranuar disa informacione lidhur me fshehjen e disa armëve në Lagjen e Boshnjakëve në veri.

Me të marrë informatën, policia ka dalë në terren dhe ka gjetur tela gjemborë, bomba tymosëse, municion e uniforma.

Uniformat, sipas policisë, ishin të ngjashme me ato të terroristëve në Banjskë.

“Policia e Kosovës në Mitrovicë veri sekuestron mjete të rrezikshme që do të mund të perdoreshin për sulme ndaj Policisë duke rrezikuar jetën e policëve dhe qytetarëvë”,ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 100 qytetarë serbë të veriut, shumica afaristë, kanë protestuar…