Tela me gjemba në kufij për të parandaluar emigrantët të futen në BE
Telat me gjemba janë duke u vendosur nga Lituania përgjatë kufirit me Bjellorusinë në një përpjekje për të ndaluar hyrjen e emigrantëve në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Nisja e punës për ndërtimin e gardhit vjen një javë pasi Vilniusi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të rritjes së madhe të emigrantëve të paligjshëm, për të cilët akuzon Bjellorusinë.
Gardhi i dyfishtë me tela me gjemba do të vendoset përgjatë 550 kilometrave, nga 680 kilometra kufi në total. Sipas ministres se Brendshëm lituane, Agne Bilotaite, gardhi do të kushtojë 46 milionë euro.
Kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte, u shpreh se Njellorusia u kishte ofruar emigrantëve fluturime për në Minsk, posaçërisht që di dërgonte më pas në drejtim të Lituanisë. Sipas saj, pjesa më e madhe e emigrantëve nisen nga aeroporti i Bagdadit, si dhe nga Turqia.
Marrëdhëniet mes dy shteteve fqinje janë tensionuar ndjeshëm pas zgjedhjeve të gushtit të vitit të kaluar në Bjellorusi, të cilat u fituan nga presidenti Alexander Lukashenko, por u kontestuan gjerësisht.