Telaku përfundon garat në Lojërat Mesdhetare
05 korrik 2022
| 15:18
Alush Telaku ka zhvilluar edhe garën e tretë dhe të fundit të notit në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.
Notari ynë garoi në disiplinën 100 metra delfin, ku përfundoi në vendin 19. Koha e tij ishte 59.70. Me Telakun kanë përfunduar edhe garat e ekipit të Kosovës, i cili fitoi gjashtë medalje, tri të arta dhe tri të bronzta. Pesë medalje u fituan nga xhudo dhe një e bronztë nga boksi. Pjesa e mbetur e ekipit do niset të mërkurën për Kosovë, menjëherë pas ceremonisë mbyllëse.