Telashe për futbollistin e Manchester United, ish-e dashura e akuzon për dhunë dhe…
Futbollisti i Manchester United, Antony, është denoncuar së fundmi nga ish-partnerja e tij, Gabriela Cavallin. Kjo e fundit ka bërë denoncim në policinë e Sao Paulos për dhunë në familje, kanosje dhe lëndim fizik.
Lidhur me këtë, Antony dhe Manchester United nuk kanë reaguar ende ndaj këtyre akuzave.
Gazeta braziliane “Segue a Cami” ka publikuar një raport ekskluziv ku thuhet se Gabriela ka kërkuar gjithashtu masa mbrojtëse ndaj futbollistit.
Por jo vetëm kaq, pasi Cavalli zbuloi se nuk ishte hera e parë që lojtari e trajtonte atë keq. Në janar të këtij viti, ajo tha se mes tyre pati një sherr dhe Antony e goditi, por ajo vendosi ta falte.
Ndërkohë futbollisti aktualisht është i martuar me të dashurën e tij të fëmijërisë dhe partneren afatgjatë, Rosilene Xavier. Çifti ka një djalë, Lorenzo.
Në sezonin 2022/2023, Anthony bëri 47 paraqitje për Manchester United. Në to, futbollisti 23-vjeçar shënoi dhjetë gola dhe pesë asistime. Shtojmë se Manchester United e përfundoi sezonin në vendin e tretë në Premier League. Djajtë e Kuq fituan edhe Kupën e Ligës angleze.