Telashe për Golden Staten, Curry do të mungojë gjatë

18 mars 2022 | 17:53

Basketbollisti i Golden State Warriorsit, Stephen Curry, i lënduar një ditë më parë në ndeshjen ndaj Bostonit, do të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të papërcaktuar.

Stafi mjekësor ka konfirmuar se ylli i NBA-së ka pësuar një ndrydhje të ligamenteve të këmbës së majtë. Skuadra e Golden States shpreson ta ketë në dispozicion lojtarin para datës 16 prill, kur nis faza “play-off”. Gjithsesi, diçka më e saktë do të mësohet pas ekzaminimeve të tjera mjekësore që Curry do t’i kryejë në orët e ardhshme.

Curry, 34 vjeç, u dëmtua gjatë një kontakti me Marcus Smart, doli nga fusha duke ecur me ngadalë dhe nuk luajti më. Një mungesë e rëndësishme për skuadrën e Golden States, që humbet lojtarin e saj më të mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është…