Telashet nuk kanë fund/Një padi e re për Will Smith që pritet t’i kushtojë miliona dollarë, për çfarë bëhet fjalë?!
Kissinger Sabanda ka pretenduar se Smith dhe kompanitë prodhuese i vodhën idenë e tij për “Gemini Man”.
Me një karrierë mjaft të suksesshme për rreth 40 vite në botën e kinematografisë, Will Smith ka marrë një çmim Oscar, një çmim Golden Globe dhe katër çmime Grammy për punën e tij në ekran dhe në studion e regjistrimit. Smith, i cili për herë të parë u bë i njohur si ylli i “The Fresh Prince of Bel-Air” në fillim të viteve 1990, ka qenë prej kohësh një ‘hit’ dhe u shpërblye për karrierën e tij të gjatë me një titull si aktori më i mirë në Akademinë e 94-të.
Një çmim ky që mesa duket u pasua edhe nga një situatë aspak e këndshme dhe komplet të papritur. Rikujtojmë goditjen që ai i dha komedianit dhe prezantuesit Chris Rock për një shaka që ai bëri për gruan e tij Jada Pinkett Smith.
Por tre vjet përpara se shuplaka ‘të dëgjohej’ në mbarë botën, Smith luajti në filmin “Gemini Man” – një film fantastiko-shkencor që fitoi afërsisht 175 milionë dollarë kundrejt një buxheti prodhimi prej 138 milionë dollarësh. Së fundmi ka dalë në dritë një padie e re e ngritur në lidhje me filmin dhe konkretisht me vetë Will Smith.
Sipas In Touch Weekly, Smith është akuzuar si një nga disa prej të pandehurve në një padi prej 1.7 milionë dollarësh të ngritur nga avokati dhe shkrimtari i trillimeve shkencore Kissinger Sabanda.
Sabanda ka pretenduar se Smith, Skydance Productions, Gemini Pictures, Paramount Pictures dhe të tjerë i vodhën idenë e tij për “Gemini Man”. Sabanda pretendon se ai e ndau idenë, të përqendruar në një libër të vitit 2011 që ai shkroi me titull “The Return to Gibraltar”.
Zyrtarisht, “Gemini Man” u shkrua nga skenaristi Darren Lemke, bazuar në një koncept që ai kishte zhvilluar që në vitet 1990. Sabanda dhe avokatët e tij pretendojnë se filmi nuk do të ishte bërë pa “The Return to Gibraltar”, i cili përkoi me një “ndryshim në strategjinë e marketingut” që përfundoi në marrjen e më në fund të filmit dritën jeshile për të hyrë në prodhim. Smith dhe përfaqësuesit e tij ende nuk i janë përgjigjur padisë.