Teleferiku i Sarajevës bëhet funksional pas 26 vitesh

09 prill 2018 | 13:03

Pas 26 viteve të përfundimit të luftës në Bosnje e që ishte shkatërruar çdo gjë në kryeqytetin boshnjak, më në fund shteti ka menduar t’ua kthej qytetarëve bukuritë e kaluara edhe pse me dhimbje të madhe.

Falë një investimi të qytetit dhe një donatori amerikan kryeqyteti boshnjak i shkatërruar në Luftën e Bosnjës, ka rikthyer në funksion teleferikun e famshëm të Sarajevës.

Mali Trebeviç ka qenë një pikë e shfrytëzuar nga snajperistët serbë gjatë rrethimit 1.425-ditor të kryeqytetit boshnjak në vitet 1992-1996. Fushat e minuara janë pastruar vetëm në vitet e fundit.

Teleferiku i rihapur është pagëzuar tani me emrin e një ish-rojeje të tij, Ramo Biber, që u qëllua për vdekje nga serbët në vitin 1992, në fillim të luftës.

Në vitin 1984, mali ishte një nga arenat më kryesore të Lojërave Olimpike Dimërore. 32 kabina të reja të teleferikut do të ulen tani nga mali Trebeviç në qendër të Sarajevës.

Teleferiku nuk ishte riparuar pas dëmtimeve gjatë luftës. Riparimi i tij ka kushtuar 8 milionë dollarë, gjysma e të cilëve janë dhuruar nga një doktor amerikan, që është i martuar me një shkencëtare boshnjake.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në çdo lulishte për çdo ditë mund të shihni punonjëset…