Telefonoi rrejshëm policinë për një vrasje në Ramoc, arrestohet i dyshuari në Gjakovë
Një rast tejet i çuditshëm ka ndodhur ditën e sotme në Gjakovë.
Një person ka telefonuar dhe ka raportuar rrejshëm për një vrasje në fshatin Ramoc.
I dyshuari është arrestuar nga policia.
Rastin e ka konfirmuar për Klankosova, Lumni Graishta, drejtor rajonal i policisë në Gjakovë.
Ai tha se i dyshuari në momentin e raportimit nuk ka pranuar të jap identitetin e tij.
Lumni Graishta, drejtor rajonal i policisë në Gjakovë
“Ne e kemi parë si të dyshimtë këtë informacion, por s’kemi mundur ta injorojmë për shkak të ndjeshmërisë së raportimit. Njësitet përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar edhe me banorët e këtij fshati dhe nuk ka rezultuar ashtu siç ishte raportuar rasti”, tha Graishta.
“Më pas i jemi kthyer hetimeve edhe për personin e dyshuar i cili e ka raportuar rastin. Kemi arritur ta identifikojmë dhe ai është arrestuar. Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë dhe rasti është hapur si “Deklarim i rremë”, theksoi ai.