
Telekomi bëhet me ushtrues të ri të detyrës së kryeshefit ekzekutiv
31 dhjetor 2018
| 13:58
Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës, sot ka vendosur që për pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Telekomit të Kosovës të emërohet Bedri Istrefi.
Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës, përmes një njoftimi për medie i uron punë të mbarë në pozitën e tij të re Bedri Istrefit.
Istrefi në këtë pozitë vjen pas largimit të kryeshefit ekzekutiv të Telekomit, Gent Begolli.