![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/spanca.jpg)
Telekomi dhe RTK-ja e përfunduan vitin 2021 me humbje
Telekomi i Kosovës dhe Radio Televizioni i Kosovës (RTK), e kanë përfunduar vitin 2021 me humbje.
Saktësisht, humbja e Telekomit ishte 10 milionë e 800 mijë euro, ndërsa ajo e RTK-së 800 mijë euro.
Lajmin e ka bërë me dije, Vlora Spanca, auditore e përgjithshme e ZKA-së gjatë një konference për medie, në të cilën janë prezantuar raportet e auditimit.
Sipas saj humbjet në këto dy institucione kanë ndodhur për shkak të keqmenaxhimit.
Por, jo të gjitha institucionet përfunduan me humbje , Termkosi ka dalë në fitim 1 milion e 900 mijë euro.
Spanca ka folur edhe për të tjera institucione.
“Tek hidrocentralet karakterizohet me mangësi që nuk siguron shfrytëzim efikas i ujërave. Nga analizimi i 80 për qind të raporteve, 67 raste janë për kryerjen e veprave penale. Për këtë sezone kanë rezultuar 993 rekomandime të rregullsisë së performorancës”, ka deklaruar ajo.