Telekomi dhe Termocentrali ‘Kosova e Re’, sfidues për qeverinë e ardhshme
Sekretari i përgjithshëm në Forumin Investiv të Odave të Ballkanit Perëndimor (WB6) me seli në Itali dhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se ndër sfidat kryesore ekonomike me të cilat do të përballet qeveria e ardhshme janë sundimi i rendit dhe i ligjit, çështja e privatizimit të Telekomit si dhe Termocentrali “Kosova e Re”.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se qeveria e re vëmendje të veçantë duhet t’i kushtojë avancimit të raporteve me FMN-në dhe Bankën Botërore.
Gërxhaliu ka folur edhe për zvogëlimin e ministrive.
Ai ka theksuar se Kosovës nuk i duhen 22 ministri. “Një qeveri e mirëfilltë mund të funk- sionojë me 12 ministri”, ka thënë Gërxhaliu.
(Intervistën e plotë mund ta kexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)