Telekomi dhe UBT-ja nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

11 korrik 2019 | 16:14

Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi, sot ka nënshkruar marrëveshje me drejtuesin e Kolegjit Universitar “UBT”, Edmond Hajrizi.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është shfrytëzimi i të gjitha mundësive ekzistuese për zhvillimin e ideve më inovative në tregun e telekomunikimeve në vendin tonë.

Postimi i plotë i Istrefit:

Sot nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi mes Telekomit të Kosovës dhe Kolegjit Universitar “UBT”, ku së bashku me rektorin Edmond Hajrizi, dhe në bashkëpunim me disa nga universitetet më prestigjioze botërore, do të fillojmë me përgatitjen e strategjisë gjithëpërfshirëse për Telekomin e Kosovës, qëllimi i së cilës është identifikimi dhe shfrytëzimi i të gjitha mundësive ekzistuese për zhvillimin e ideve më inovative në tregun e telekomunikimeve në vendin tonë.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë bërë 13 vite prej kur është ndarë nga…