Telekomi ekzekuton me kohë pagat për muajin gusht
31 gusht 2020
| 15:11
Punonjësit e Telekomit të Kosovës sot kanë marrë pagat për muajin gusht. Kjo u bë me dije nga vet të punësuarit në këtë ndërmarrje publike.
Pas shumë muajsh, që kur u shfaqën probleme të theksuara financiare ku si pasojë ka pasur vonesa disa javore në ekzekutimin e pagesave.
Kjo është hera e parë që menaxhmenti i ri arriti t’i ekzekutojë pagat në kohën e duhur, saktësisht ditën e fundit të muajit.
Siç dihet pas bllokimit dhe tërheqjes së mjeteve nga ‘Z-mobile’ dhe zhbllokimit të xhirollogarive, me ndërhyrjen e Qeverisë së Kosovës, situata financiare në këtë ndërmarrje është vështirësuar, mirëpo qasja e menaxhmentit aktual së bashku me Bordin e Drejtorëve duket se po jep rezultate të stabilitetit financiare.