Telekomi i Kosovës hedh në ankand 83 vetura, në mesin e tyre edhe dy Range Rover
02 dhjetor 2021
| 18:16
Telekomi i Kosovës ka njoftuar se po hedh në ankand 83 vetura, te cilat janë pronë e Telekomit, e që nuk po i përdorin më.
Në mesin e këtyre 83 veturave, janë edhe dy vetura të tipit Range Rover, te cilat do të shiten për 12 mijë euro, shkruan Demokracia.com.
Në njoftimin e Telekomit thuhet se pjesa më e madhe e veturave janë të papërdorshme, mirëpo pjesa e tjetër është në gjendje të mirë.
Veturat ndodhen në Qendrën Tranzite Postare, Zona Industriale, Prishtinë, dhe mund të shihen çdo ditë prej orës 10:00-15:00.
Për më shumë detaje dhe për të parë këto vetura, klikoni në lidhjet më poshtë.