Telekomi i Kosovës ka një sqarim për klientët
Telekomi i Kosovës ka njoftuar konsumatorët se tashmë janë rregulluar problemet që kanë shkaktuar mungesë të internetit në ditën e djeshme. Sipas njoftimit të Valës, tanimë është rikthyer shërbimi i internetit dhe sistemi ka filluar të normalizohet.
Njoftimi i Telekomit:
Të nderuar konsumatorë,
Telekomi i Kosovës, por edhe operatorë të tjerë në vend janë ballafaquar pasditen e sotme me probleme teknike që kanë shkaktuar mungesë të internetit.
Ky problem është përtej Telekomit të Kosovës dhe si i tillë është trajtuar më orë të tëra nga ekipet teknike.
Tashmë ekipet teknike kanë gjetur një zgjidhje për të rikthyer shërbimin e internetit dhe sistemi ka filluar të normalizohet.
Ndërkohë voice, apo thirrjet me zë janë zhvilluar pa asnjë telashe.
Telekomi i Kosovës ju kërkon mirëkuptim të gjithë konsumatorëve për këtë problem të shkaktuar jashtë telekomit e që ka efektuar gjithë konsumatorët e Valës.