Telekomi i Kosovës me uebfaqe të re
Telekomi i Kosovës sot ka lansuar ueb faqen e re, përmes së cilës, të gjithë konsumatorët dhe qytetarët e interesuar, do të kenë edhe një mundësi shtesë për t’u informuar rreth ofertave dhe produkteve si dhe veprimtarisë biznesore të Telekomit. Këtë e bëri të ditur kryeshei i Telekomit Bedri Istrefi.
Njoftimi i plotë i Istefrit:
Telekomi i Kosovës me ueb faqe të re!
Telekomi i Kosovës sot ka lansuar ueb faqen e re, përmes së cilës, të gjithë konsumatorët dhe qytetarët e interesuar, do të kenë edhe një mundësi shtesë për t’u informuar rreth ofertave dhe produkteve tona, si dhe veprimtarisë biznesore të kompanisë sonë.
Telekomi i Kosovës tash e një kohë të gjatë ka pasur ueb faqe të disponueshme për konsumatorët e vet, porse, ueb faqja e re që është në adresën http://kosovotelecom.com/ është përgatitur dhe përshtatur në mënyrën më adekuate, që të jetë lehtësisht e qasshme për t’u përdorur nga konsumatorët dhe të gjithë qytetarët e interesuar.
Konsumatorët mund të gjejnë të gjitha informatat lidhur me shërbimet dhe produktet që ofrohen në tri gjuhë: gjuhën shqipe, angleze dhe serbe.
Ueb faqja e re e Telekomit të Kosovës do të pasurohet me njoftimet më të fundit dhe do të jetë e qasshme për të gjithë, kudo dhe në çdo kohë.
/Epoka e re/