Telekomi i Kosovës njofton klientët – Nga gjysma e muajit janar TV Valës do t’i shtohen kanalet e platformës “Digit Alb”
Ndryshime të mëdha në platformat e kabllorëve pritet të ndodhin gjatë këtij muaji në Kosovë. Gjithë këto zhvillime duket se po ndodhin pasi mijëra qytetarë raportuan se janë mashtruar nga kompania “Art Motion”, e cila hoqi nga transmetimi kanalet e “Digit Alb”-it edhe pse qytetarët kishin paguar për to. E ndryshimet në një formë i ka konfirmuar tashmë edhe ndërmarrje publike Telekomi i Kosovës, e cila i ka njoftuar klientët e saj se nga gjysma e muajit janar, TV Valës do t’i shtohen kanalet e platformës “Digit Alb”. Kështu qytetarët tani mund të shohin ndeshjet nga Premier League në kabllorin publik, TV Vala.
Përmes një njoftimi më shkrim ndërmarrje publike Telekomi i Kosovë ka njoftuar klientët e saj se nga gjysma e muajit janar 2024, platformës së saj televizive TV Vala, do t’i shtohen kanalet e shumëpritura të platformës “Digit Alb”.
Sipas njoftimit, rrjedhimisht do të ndryshojnë edhe çmimet e pakove televizive për të cilat klientët do të mund të informohen me kohë nga Telekomi.
Kështu kabllori TV Vala që funksionin në kuadër të ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës do të merr në transmetim njërën nga platformat më të kërkuara gjithëshqiptare.