Telekomi i Kosovës u kërkon falje konsumatorëve për shërbimet e limituara të 3G dhe 4G

05 shtator 2022 | 11:24

Telekomi i Kosovës përmes një komunikate për medie u ka kërkuar falje të gjithë konsumatorëve të VALA-s, për problemeve e shkaktuara gjatë këtyre ditëve të fundit.

“Për shkak të reduktimeve të mëdha të energjisë elektrike në disa zona të vendit në këto dy tri javët e fundit, një numër i madh i stacioneve tona bazë kanë dalë përkohësisht jashtë funksionit dhe të njëjtat janë kthyer në funksion me një angazhim të jashtëzakonshëm të stafit. Nga kjo ndërprerje nuk pësuan vetëm ato zona me reduktime, sepse shkaktohej ngarkesë edhe në zonat e tjera ku kishte energji dhe për pasojë shërbimet në 3G dhe 4G ishin shpesh tejet të limituara. Pra, ngarkesa shkakton probleme jo vetëm në zonat me reduktime, por edhe në rrjetin qendror, e që si pasojë shkaktohen probleme (ngarkesa) edhe në zona ku mbulueshmëria në atë moment është e mirë”, thuhet në kërkim faljen dhe njoftimin e Telekomit të Kosovës.

Njoftimi i plotë i Telekomit të Kosovës:

Të dashur qytetarë, konsumatorë, media,

Për shkak të reduktimeve të mëdha të energjisë elektrike në disa zona të vendit në këto dy tri javët e fundit, një numër i madh i stacioneve tona bazë kanë dalë përkohësisht jashtë funksionit dhe të njëjtat janë kthyer në funksion me një angazhim të jashtëzakonshëm të stafit. Nga kjo ndërprerje nuk pësuan vetëm ato zona me reduktime, sepse shkaktohej ngarkesë edhe në zonat e tjera ku kishte energji dhe për pasojë shërbimet në 3G dhe 4G ishin shpesh tejet të limituara. Pra, ngarkesa shkakton probleme jo vetëm në zonat me reduktime, por edhe në rrjetin qendror, e që si pasojë shkaktohen probleme (ngarkesa) edhe në zona ku mbulueshmëria në atë moment është e mirë.

Përkundër këtyre problemeve, Telekomi i Kosovës po bën maksimumin me të gjitha mjetet që ka për kthimin e shërbimeve aty ku është e mundur, duke reaguar sapo paraqitet problemi. Lidhur me këto probleme, në baza të rregullta 24/7 po punojmë që mungesa e energjisë elektrike të këtë pasoja sa me minimale për shërbimet tona. Këtë aktualisht po e bëjmë përmes gjeneratorëve qe i kemi aktiv në shumicën e BTS-ave (antenave) tona por edhe pajisjeve të tjera, numrin e të cilave po përpiqemi ta shtojmë ose të përdorim në mënyrë më efikase ato ekzistuese.

Gjithashtu, ju sigurojmë se kemi vendosur kontakte me faktorët institucional, të cilët kanë ndikim në menaxhimin e këtyre problemeve, të cilat nuk janë vetëm të Telekomit të Kosovës. Me stabilizim të furnizimit me energji elektrike, shërbimet do të kthehen në normalitet. Lajmërimi i fundit nga KEDS, se nuk do të ketë reduktime, masat që po i merr Qeveria e Kosovës dhe angazhimi i përgjithshëm institucional për normalizim dhe menaxhim të suksesshëm të sfidës energjetike, duket shpresëdhënës dhe ne na mbetet që të gjithë të jemi të përkushtuar e të vëmendshëm në kryerjen e obligimeve tona, të përballojmë bashkërisht këtë sfidë kontinentale e rajonale me pasoja të rënda.

Në ndërkohë, bashkë me lutjen për mirëkuptim dhe me bindjen se të gjithë po kalojmë nëpër të njëjtat vështirësi, për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike, ju ftojmë që bashkërisht të kontribuojmë për një shoqëri dhe ambient ku problemet janë vetëm sfidë për zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk kalon një ditë që Kim Kardashian të mos jetë…