Telekomi kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve për dërgimin e mesazheve
02 tetor 2020
| 22:13
Dy ditët e fundit nga Telekomi i Kosovës janë dërguar mijëra mesazhe, duke i shqetësuar konsumatorët.
Në tekstin e mesazheve që vinin dhjetëra sosh brenda pak minutave thuhej “Llogaria është deaktivizuar”.
Pas ankesave më në fund Telekomi ka dërguar një mesazh në drejtim të konsumatorëve, me ç’rast ka kërkuar mirëkuptim për shqetësimin, por pa dhënë arsye se pse ka ndodh ky gabim.
“I nderuar konsumator, Telekomi i Kosovës, kërkon mirëkuptim për shqetësimin tuaj nga pranimi i disa SMS-ve të njëjtë pak kohë më parë. Telekomi i Kosovës ju uron një fundjavë të mirë. Vala është e Kosovës”, thuhet në mesazhin e Telekomit.