Telekomi përshëndetë vendimin e Kushtetueses
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ankesën e Telekomit të Kosovës, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, ka reaguar Telekomi i Kosovës. Telekomi ka përshëndetur këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese por ka thënë se pritshmërie kanë qenë më të mëdha.
Komunikata e plotë e Telekomit të Kosovës:
Telekomi i Kosovës sh.a. përshëndet Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KI84/21, edhe përkundër faktit se nuk janë plotësuar të gjitha pritshmëritë e tij.
Telekomi i Kosovës sh.a. shpreh mendimin se shkeljet e konstatuara nga ana e Gjykatës Kushtetuese, zanafillën e kishin qysh në Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë PPP.nr. 1486/19 të datës 06 korrik 2020, të cilat pastaj, u legjitimuan së pari me Aktvendimin e Gjykatës së Apelit Ac.nr. 3610/20 të datës 08 tetor 2020dhe pastaj edhe me Aktvendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës CML nr. 12/20 të datës 20 janar 2021.
Prandaj, pasi Gjykata Kushtetuese ka anuluar Aktvendimet e Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatës Supreme, të cilat i kanë legjitimuar shkeljet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Telekomi i Kosovës sh.a. shpreh qëndrimin se edhe Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë PPP.nr. 1486/19 i datës 06 korrik 2020, do të duhej të anulohet.
Pavarësisht kësaj, Telekomi i Kosovës sh.a. shpreh pritshmëritë që në procedurën e përsëritur, Gjykata e Apelit do t’i shqyrtojë dhe vlerësojë me profesionalizëm dhe paanësi të gjitha pretendimet ankimore dhe do të marrënjë Vendim në përputhje me konstatimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Telekomi i Kosovës sh.a. beson se ky është vetëm fillimi i vendosjes së drejtësisë lidhur me kontratën tashmë famëkeqe me Z-Mobile. Telekomi i Kosovës sh.a. beson fuqishëm dhe është i bindur se organet e drejtësisë do të fillojnë ta hulumtojnë prej fillimit këtë kontratë, e cila i ka shkaktuar dëme qindra milionëshe Telekomit. Gjithashtu, shpresojmë që vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese të jetë një moment i ri dhe një shtyse re për institucionet tona të drejtësisë, që Telekomit të Kosovës sh.a. përmes një procesi të ardhshëm gjyqësor, t’i kompensohet dëmi i shkaktuar ndër vite nga kontrata me Z-Mobile, thuhet në fund të komunikatës të lëshuar nga Fadil Lepaja U.D drejtori i Zyres për Relacioni me Publikun,
Kushtetuesja pranon ankesën e Telekomit, hedh poshtë vendimet për kontestin me Z-Mobile-in