Telekomi serb forcon shtrirjen në Kosovë, blen operatorët në zonat e banuara me serbë

07 tetor 2021 | 20:54

Telekomi i Serbisë ka forcuar shtrirjen e vetë në Kosovë duke blerë të gjithë kompanitë kabllore të cilat japin shërbim në zonat e banuara me shumicë serbe.

Kështu raporton sot Kossev, duke theksuar edhe faktin se dy televizionet, N1 dhe Nova S nuk janë më të disponueshme, shkruan express.

Kossev ka kontaktuar drejtorin e Telekomit serb, Vladimir Lucic, i cili ka konfirmuar se kanë marrë nën pronësi operatorin kabllor Herc International.

Kossev ka kontaktuar kreun e telekomit serb pasi shumë qytetarë serbë të Kosovës që jetojnë në Mitrovicë janë ankuar se u janë larguar nga lista e kanaleve dy televizione, N1 dhe Nova S dhe kishin treguar që operatori nga i cili marrin shërbim është blerë nga Telekomi i Serbisë.

Televizioni N1 është prej të rrallave media në Serbi të cilat raportojnë profesionalisht dhe në të cilën pushteti në Serbi nuk ka arritur të vejë dorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shitblerja e shumëpritur e Newcastle United, e mbështetur nga Arabia…