Telekomi shkëput zyrtarisht kontratën me “Z-Mobile”
Telekomi i Kosovës edhe zyrtarisht ka shkëputur kontratën e bashkëpunimin me operatorin telefonik “Z-Mobile”.
Lajmin e ka bërë me dije gjatë një konference për media kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi.
“Bordi i Drejtorëve të Telekomit në mbledhjen e djeshme më ka autorizuar për ta shpallur publikisht përfundimin e pasuksesshëm të negociatave dhe ndërprerjen e çdo raporti kontraktues mes Telekomit dhe Dardafon-it. Sot së bashku me kryetaren e Bordit të Drejtorëve të Telekomit të Kosovës dhe Drejtorët tjerë të Bordit në një konferencë për media, njoftuam opinionin publik për mosvazhdimin e marrëveshjes me kompaninë Dardafon (Z-Mobile). Kompania Dardafon është njoftuar zyrtarisht gjatë ditës së sotme për mosvazhdimin e çdo raporti kontraktues mes dy kompanive tona”, ka thënë Istrefi.
/Epoka e re/