Telekomi: U kërkojmë ndjesë konsumatorëve, së shpejti rikthehen shërbimet e VALA-s
Telekomi i Kosovës ka njoftuar konsumatorët dhe qytetarët e Kosovës se për arsye të vjetërsisë së pajisjeve, sot në mëngjes, në orën 8:48 minuta ka pasur një rënie të përgjithshme të shërbimeve të telefonisë mobile në tërë vendin. Në njoftimin e Telekomit thuhet se ekipet teknike po punojnë që shpejt ta sanojnë gjendjen dhe të rikthejnë shërbimet për qytetar.
“Sot në mëngjes, në orën 8:48 minuta, për arsye të vjetërsisë së pajisjeve, të cilat edhe ashtu sipas planit do të ndërrohen shumë shpejt, pati një rënie të përgjithshme të shërbimeve të telefonisë mobile në tërë vendin. Ekipet teknike po punojnë që shpejt ta sanojnë gjendjen dhe të rikthejnë shërbimet.”, thuhet në njoftimin e Telekomit.
Njoftimi i plotë:
Sot në mëngjes, në orën 8:48 minuta, për arsye të vjetërsisë së pajisjeve, të cilat edhe ashtu sipas planit do të ndërrohen shumë shpejt, pati një rënie të përgjithshme të shërbimeve të telefonisë mobile në tërë vendin. Ekipet teknike po punojnë që shpejt ta sanojnë gjendjen dhe të rikthejnë shërbimet.
Duke ju kërkuar ndjesë konsumatorëve, për shqetësimin e arsyeshëm, ju njoftojmë se këto pajisje do të ndërrohen shumë shpejt dhe qytetarët do të kenë shërbime të nivelit evropian, falë teknologjisë së fjalës së fundit që e kemi instaluar në disa pjesë të Kosovës dhe të cilën do ta instalojmë së shpejti në tërë vendin, kur të gjitha shërbimet të zhvendosen në platformat e reja!