“Telenovela” Wanda-Icardi nuk ka fund/ Tradhtoi sulmuesin me një tjetër futbollist të Interit, modelja e pranon: Më kërcënonte me…
“Telenovela” argjentinase mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit nuk ka fund, me sulmet e njëpasnjëshme drejt njëri-tjetrit. E fundit që ka folur ka qenë vetë modelja argjentinase, e cila është ndalur te një lidhje e mundshme me ish-futbollistin tjetër të Interit, Keita Balde.
Jo nuk e ka fshehur më këtë gjë, duke pranuar se kishte një lidhje me sulmuesin senegalez, por që sipas saj, ka ndodhur në periudhën kur u nda nga Icardi.
Deklaroi hapur se është homoseksual, e afërmja e Bernardit në Fan Club: U ndje i detyruar ta thoshte në atë moment, familja…
“Në atë kohë isha ndarë nga Mauro dhe i tregova për atë marrëdhënie. Por ai më kërcënonte me video intime. Unë kam prova që ai e ka bërë dhe këto i paraqita në gjykatë kur u ndamë”, tha Wanda për “Los Ángeles de la Mañana”.
Ajo gjithashtu tha se lidhja e saj me Balden erdhi pas tradhtisë së Icardit me modelen China Suarez: “Para Chinës jeta jonë ishte perfekte, e vërteta është se ishte një martesë e bukur, nuk kam pasur kurrë probleme me të. Ne nuk kishim pasur kurrë një krizë apo asgjë të tillë”.