Teleskopi hapësinor James Webb fotografon galaktikën më të largët të njohur
Galaktika më e largët e njohur është kapur në një imazh nga teleskopi hapësinor James Webb.
Galaktika e quajtur JADES-GS-z14-0 thuhet të jetë 290 milionë vjet larg.
Mbajtësi i mëparshëm i rekordit të teleskopit ishte një galaktikë e parë 325 milionë vjet larg, e formuar pas shpërthimit të madh, i cili ndodhi gati 14 miliardë vjet më parë.
Galaktika e sapo vëzhguar është shumë më e shndritshme se sa pritej, duke sugjeruar se brezi i parë i yjeve ishte ose më i shkëlqyeshëm ose u formua shumë më shpejt se sa kanë parashikuar teoritë kozmologjike.
“Universi në këto faza të hershme ishte ndryshe nga sa është sot”, tha Dr. Francesco D’Eugenio, nga Universiteti i Kembrixhit.
Bëhet e ditur se teleskopi hapësinor James Webb prej 10 miliardë dollarësh mund të shohë më tej në të gjithë kozmosin se çdo teleskop i mëparshëm.
Për shkak të zgjerimit të universit, drita nga galaktikat e largëta shtrihet në gjatësi vale më të gjata ndërsa udhëton, një efekt i njohur si zhvendosja e kuqe, dhe i cili mund të shihet vetëm nga teleskopi James Webb.
Këto vëzhgime tepër të largëta zbulojnë universin në gjendjen e tij fillestare dhe tashmë po transformojnë të kuptuarit e shkencëtarëve për universin e hershëm.
E shkëlqimi i papritur i këtyre galaktikave do të thotë se teleskopi mund të bëjë vëzhgime edhe më të largëta.
Brant Robertson i Universitetit të Kalifornisë Santa Cruz, tha: “Ne mund ta kishim zbuluar këtë galaktikë edhe nëse do të ishte 10 herë më e zbehtë. Universi ka shumë më tepër për të ofruar”.