Televizioni suedez SVT e largon ekipin raportues nga Moska
04 mars 2022
| 20:27
Televizioni suedez SVT Nyheter ka vendosur ta kthejë në shtëpi korrespondentin Bert Sundström, i cili po qëndronte në Moskë për të raportuar për ngjarjet e fundit.
Disa media të huaja ua kanë ndërprerë punën të gjithë gazetarëve të tyre në Rusi, në përgjigje të një ligji të ri që ka bërë pushteti i Putinit duke kërcënuar gazetarët me burg.
“Një perde e errët censure dhe hakmarrjeje po fundoset tani mbi median e lirë në vend,” ka shkruar botuesja përgjegjëse e SVT, Charlotta Fribourg.
Më herët të premten, BBC njoftoi se edhe ata po ndërpresin punën e tyre gazetareske në vend. Megjithatë, ata do të vazhdojnë të prodhojnë lajme në rusisht nga jashtë.
(Sh. Rexhaj)