Televizioni zviceran SRF kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe për raportet me Zvicrën

11 qershor 2024 | 00:32

SRF i ka kushtuar një kronikë të gjerë që ka filluar sonte dhe do të emetohet në katër pjesë, ditëve të ardhshme.

Kosova, 25 vite pas luftës dhe raportet e saj me Zvicrën. Kjo ishte tema të cilës magazina informative “10vor10”, emisioni më i shikuar i televizionit publik të Zvicrës SRF i ka kushtuar një kronikë të gjerë që ka filluar sonte dhe do të emetohet në katër pjesë, ditëve të ardhshme, ka transmetuar albinfo.ch.

Kronika fillon me kosntatimin se marrëdhëniet e Zvicrës me Kosovën nuk fillojnë me luftën e atjeshme. Ato datojnë së paku që nga fillimi i viteve `60 të shekullit të kaluar, kur në Zvicër fillojnë të vijnë shqiptarët nga ish Jugosllavia në kuadër të kontingjenteve të “gastarbajterëve”, punëtorë fizikë të rekrutuar.

Si ilustrim, kronika tregon një video nga viti i largët 1979 të emetuar atëbotë në SRF, me protagonist një punëtor krahu nga Gjilani, në Cyrih. Z. Krasniqi atëbotë punonte në ndërtim dhe qëndronte në Zvicër si sezonier, ashtu sikur të gjithë punëtorët e huaj asokohe, transmeton albinfo.ch. Në emisionin e tanishëm gazetarët kanë kontaktuar nipërit e z. Krasniqi, studentë si pjesëtarë tashmë të brezit të tretë, në Zvicër, të cilët evokojnë kujtimet nga gjyshi i tyre, tashmë i ndjerë.

Në këtüe kronikë i jepet fjala edhe ish ministres së jashtme të Zvicrës, Micheline Calmy Rey, e cila për shumëkë identifikohet si figura më meritore zvicerane e më gjerë, për sensibilizimin e çështjes së pavarësisë së Kosovës. Ajo flet për misionin e saj dhe për respektin që gëzon në mesin e shqiptarëve në Kosovë dhe në Zvicër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leonat Istrefi shpall te pavleshme deftesen e shkolles fillore “ISMAIL…