Televizorët Samsung 2022 fitojnë certifikimin për reduktimin e karbonit nga Carbon Trust
Samsung vazhdon përpjekjet e saj për të krijuar produkte më të qëndrueshme në përputhje me vizionin e tij ‘Going Green’
Samsung Electronics, prodhuesi kryesor në botë i televizorëve për 16 vite rresht, njoftoi se modelet e reja Neo QLED të vitit 2022 fituan certifikimin ‘Reducing CO2’ nga Carbon Trust, duke vlerësuar përpjekjet e tij për të reduktuar gjurmën e karbonit.
Carbon Trust është një konsulent global për klimën, me misionin për të përshpejtuar lëvizjen drejt një të ardhmeje të dekarbonizuar. Certifikimi “Reducing CO2” nënkupton që gjurma e karbonit të një produkti po zvogëlohet nga viti në vit. Ai vlerëson sasinë e GHG (Gazrave që ndikojnë në efektin serë) të gjeneruar gjatë gjithë ciklit jetësor të produktit duke përdorur standarde të njohura ndërkombëtarisht .
Këtë vit, 11 modele në linjën e televizorëve 2022 të Samsung, duke përfshirë tre modele Neo QLED 8K, tre modele Neo QLED 4K, dy modele QLED, dy modele Lifestyle dhe një model Crystal UHD, morën certifikimin duke ulur peshën e produktit dhe konsumin e energjisë gjatë përdorimit.
Samsung ka qenë prej kohësh i përkushtuar që jo vetëm të nxisë inovacionin e produkteve, por edhe të formësojë dhe zbatojë teknologjitë e qëndrueshmërisë mjedisore. Gjatë ngjarjes kryesore të Samsung në CES 2022, Jong-Hee (JH) Han, CEO dhe Shef i Divizionit të Eksperiencës së Pajisjeve (DX) të Samsung Electronic, zbuloi vizionin e kompanisë për “Together for Tomorrow”, duke theksuar angazhimin e Samsung për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme dhe për të nxitur bashkëpunimin si pjesë e komunitetit global për të ruajtur planetin tonë.
Si pjesë e iniciativës, Samsung Visual Display Business është i vendosur të përdorë rreth 30 herë më shumë plastikë të ricikluar për të prodhuar produktet e tij të ekranit sesa në vitin 2021. Samsung zbuloi gjithashtu planin e tij për të zgjeruar përdorimin e materialeve të ricikluara në të gjitha pajisjet celulare dhe elektroshtëpiake deri në vitin 2025.
Përveç kësaj, Samsung ka adoptuar praktika të ndryshme për të minimizuar ndikimet mjedisore gjatë gjithë ciklit të jetës së produkteve të saj. Programi ‘Eco-Packaging’ i kompanisë – i cili u lejon konsumatorëve të riciklojnë paketimin e televizorëve dhe ta transformojnë në pjesë mobiljesh – është përmirësuar këtë vit me paketimin e produktit duke përdorur 90% më pak bojë.
Samsung ka zhvilluar gjithashtu telekomandën SolarCell, e cila eliminon mbetjet e baterive me panele diellore të integruara, në të gjitha modelet e televizorëve të vitit 2022. Përveç kësaj, Samsung ka zhvilluar dhe aplikuar një material të ri në monitorët S8 me rezolucion të lartë, të bërë nga riciklimi i plastikës që gjendet në oqean për të reduktuar mbetjet detare dhe për të minimizuar gjurmët mjedisore.
Si lider në treg për 16 vite rresht, Samsung nuk është i fokusuar vetëm në përparimet teknologjike, por edhe në risitë rreth teknologjisë që ka në fokus njeriun dhe mjedisin, “tha Seokwoo Yong, Zëvendës President Ekzekutiv dhe Shef i ekipit të R&D, Samsung Electronics. “Samsung do të vazhdojë të zbatojë iniciativa të ndryshme të qëndrueshmërisë dhe aktivitete të ndërgjegjshme për mjedisin në përputhje me vizionin e saj ‘Going Green’ “.