Televizori që kushton sa një banesë në Prishtinë (Foto)
Ekrani mahnitës 65 inç i LG është i aftë të futet në bazën e tij plotësisht.
Revolucionari i LG-së, “Signature OLED R”, është televizori i parë në botë që mund të mblidhet në bazën e tij.
Ekrani fleksibël 65 inç që mund të futet në bazën e tij u dërgua në shtatë dyqane të zgjedhura elektronike në vendin e gjigandit të teknologjisë, Korenë e Jugut. Seria e parë e këtij lloj televizori ka një çmim marramendës prej 87,000 dollarë.
Përveç përfitimit të dukshëm të të qenit i fshehur kur nuk është në përdorim, aftësia e përkuljes së “Signature OLED R” lejon tre formate shikimi me dimensione të ndryshme: Pamja e plotë, Pamja e vijës dhe Pamja zero.
Siç është raportuar më parë, televizori ka një rezolucion 4K UHD, format HDR dhe një altoparlant prej 100 vat, Alexa dhe Google Assistant.
Burimi: Maxim Përshtati: MCN